Reperi shqiptar Viktor Paloka i njohur me emrin e artit Unikkatil, feston sot ditëlindjen.

Ai ka lindur më 18 mars 1981 në Prishtinë, ndërsa ka emigruar bashkë me familjen në Bronx të New York-ut në vitin 1996.

Unikkatil konsiderohet reperi më i suksesshëm në skenën shqiptare, pasi në vitin 2012 arriti të mbledh në stadiumin e Prishtinës rreth 25 mijë njerëz, duke u cilësuar kështu si ndër koncertet me më së shumti njerëz në Prishtinë.