Sot në ora 15:00 në varrezat e reja të fshatit Burojë të Skenderajt do të zhvillohet ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se ceremonia mortore po organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të kësaj komune, Fadil Nura.

Pasdite në ora 15:00, do të zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e fshatit Burojë, ku pritet pjesëmarrje e gjerë nga qytetarë dhe personalitete të ndryshme.

Ndërkohë, është bërë e ditur se Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u liruar përkohësisht në mënyrë që të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.

Ky vendim ka ngjallur reagime në opinionin publik dhe në radhët e mbështetësve të Thaçit, të cilët e kanë konsideruar si të padrejtë dhe çnjerëzor.