“Sot vij për herë të fundit”- Nait Hasani kritikon vazhdimin e pafund të seancës konstituive të Kuvendit: Në Librin e Ginisit jemi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka shprehur pakënaqësi të madhe ndaj mënyrës se si po zhvillohet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila të enjten hyri në ditën e 30-të të saj.

Para nisjes së seancës, Hasani deklaroi se është e paarsyeshme që deputetët të thirren vazhdimisht për të marrë pjesë në një seancë pa progres.

“Cila është arsyeja me na mundu neve me ardhë? Duhet me ardhë prej Prizrenit këtu, me e dëgju atë refrenin për të 30-tën herë edhe me dalë. Kjo është e dëmshme për raportet me ndërkombëtarët, në të cilat po kalon Kosova”, tha Hasani para mediave.

Ai theksoi se ky është një tregues i keq për imazhin e institucioneve dhe përkushtimin e tyre.

“Unë për herë të fundit sot vi. 30 në Librin e Ginisit jemi”, përfundoi me ironi deputeti Hasani, duke iu referuar zvarritjes së seancës si një fenomen që mund të hyjë në librin e rekordeve.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika