Sot zhvillohet ndeshja e Ballkanit ndaj Ludogorets

Sot (e mërkurë) stadiumi “Huvepharma Arena” në Razgrad do të jetë nikoqir i përballjes së sotme me Ludogoretsit dhe Ballkanit. Kampioni i Kosovës, FC. Ballkani, do ta synojë sot të sigurojë biletën drejt raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve

Fc. Ballkani.

Kampioni i Kosovës, FC. Ballkani, do ta synojë sot të sigurojë biletën drejt raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Pasi ndeshjen e parë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” e fitoi me rezultat solid 2:0, Ballkani sot luan ndeshjen e kthimit me Ludogorets, me synimin e vetëm të kualifikimit tutje në këtë garë.

Me fillim nga ora 20:00, sot më datë 19.07.2023, stadiumi “Huvepharma Arena” në Razgrad do të jetë nikoqir i përballjes së sotme me Ludogoretsit dhe Ballkanit.

Trajneri i kampionit kosovar, Ilir Daja, ka thënë mbrëmë se skuadra e tij nuk do ta nënvlerësojë kundërshtarin, por që do të aplikojë të njëjtën lojë sikurse në ndeshjen në Prishtinë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Ballkanin nuk do të paraqitet Albin Kapra, kurse te Ludogoretsi mungojnë Dinis Almeida, Denny Gropper, Anton Nedyalkov dhe Marcel Heister.

Formacionet e mundshme të dy ekipeve mund t’i gjeni më poshtë.

Ludogorets (4-3-3): Padt; Witry, Plastun, Russo, Heister; Show, Goncalves, Nonato; Despodov, Tissera, Vidal.

Ballkani (4-3-3): Kolici; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Emerllahu, Kuc, Zyba; Korenica, Rrahmani, Gripshi.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika