Spahiu: Ministrat e korruptuar të Albin Kurtit janë duke ma rrezikuar jetën mua dhe familjes sime

"Ministrat e korrptuar Albin Kurti janë duke ma rrezikuar jetën mua dhe familjes time. Janë duke ma rrënuar shtëpinë. Ata kanë dhënë një leje ne kundërshtim me tri ligje në fuqi"

Profesori, Nexhmedin Spahiu.

Profesori Nexhmedin Spahiu, në “Debat Plus”, ka thënë se ministrat e “korruptuar” të kryeministrit Albin Kurti janë duke ia rrezikuar jetën Spahiut dhe familjes së tij.

Kjo po ndodh pasi në afërsi të shtëpisë së Spahiut, ka filluar të ndërtohet një objekt 10 katësh dhe kjo ka bërë të fillojë të çahet shtëpia e tij dhe e fqinjëve të tij.

“Ministrat e korrptuar Albin Kurti janë duke ma rrezikuar jetën mua dhe familjes time. Janë duke ma rënduar shtëpinë. Ata kanë dhënë një leje në kundërshtim me tri ligje në fuqi. Në fakt lejen e ka dhënë komuna në kombinim me Ministrinë e Liburn Aliut. Që ua ka hedhur poshtë komunës vendimin dhe tani komuna u çua e ka dhanë lejen me u ndërtu soliter 10 katësh në afër shtëpisë sime, por jo vetëm afër shtëpisë sime, stacionit policor jugor, përballë AKI-së. Që nuk lejohet përballë AKI-së. Ngjitur me oborrin e shkollës, përballë Monumentit të Kulturës, ku nuk lejohet me u ndërtu asgjë në 50 metra. Ndërtimi i kësaj ndërtese katër fqinjëve jau ka çarë shtëpi dhe tani ka filluar të çahet shtëpia ime. Nëse vi ndonjëherë në pushtet, kam me ia rrëzu shtëpinë Albin Kurtit dhe ministrave të tij”, ka thënë Spahiu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika