Spahiu: Qeveria e Kosovës po e humb rastin e mirë në dialog

Profesori Nexhmedin Spahiu ka thënë se Qeveria e Kosovës po humb shumë rast të mirë në dialog me Serbinë, derisa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq përpiqet të blejë kohë

Profesori Nexhmedin Spahiu

Profesori Nexhmedin Spahiu, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Qeveria e Kosovës po e humb rastin e mirë në dialog.

Qeveria e Kosovës po humb shumë rast të mirë derisa Vuçiq përpiqet të blejë kohë, ajo (Qeveria e Kosovës) nuk do të duhej të ndalej, ishte dashur të kryejë disa punë në veri, të cilat i kanë lënë përgjysmë…kur e fillon një punë duhesh me dërgu deri në fund”, ka thënë Spahiu.

Spahiu ka thënë se kanë ngelur pa u bërë edhe disa procese në veri të Kosovës.

“Hapja e urës së Ibrit, ndërtimi i xhamisë së Ibrit, hapja e një shkolle shqipe atje, pra janë punë për integrimin e komunitetit. Ka mundësi të punohet, nuk po punohet”, ka thënë profesori.

“Derisa zvarrit punë Vuçiqi, ne nuk po e shfrytëzojmë këtë rast. Duhet të rindërtohet xhamia e Ibrit -shumë më rëndësi, jo vetëm kulturore, fetare por edhe poltike që të zhduket ‘muri psikologjik’ mes veriut dhe jugut…Ndërtesat që janë publike dhe në shfrytëzim të strukturave paralele, duhet t’u jepen institucioneve të Kosovës…”, është shprehur tutje profesori Nexhmedin Spahiu.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika