Spahiu: Serbia ka pësuar debakël në Banjskë, është turpëruar – nuk pres të sanksionohet

Profesori Spahiu ka propozuar që Kosova duhet të shfrytëzojë këtë situatë në aspektin diplomatik dhe të ndërmarrë disa hapa të brendshëm, pas sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit

Profesori, Nexhmedin Spahiu

Në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, Serbia ka pësuar debakël dhe është turpëruar para bashkësisë ndërkombëtare ka potencuar profesori, Nexhemednin Spahiu, duke shtuar se shteti serb për sulmin terrorist atje nuk do të sanksionohet nga ndërkombëtarët edhe pse autoritetet kosovare kanë publikuar një mori faktesh që dëshmojnë këtë.

Por, edhe pse nuk pret të sanksionohet këtë situatë të krijuar në dëm të Serbisë, Spahiu ka kërkuar që ta shfrytëzojë Kosova.

“Do të duhej ta shfrytëzonte Kosova këtë situatë në aspektin diplomatik, dod të duhet të kryente disa punë të brendshme, të cilat tani nëse do të i kishte bërë më herët do të konsideroheshin provokime. Po që tani e kanë e kanë rastin të bëhen. Në këtë debakël të Serbisë, skuqjes së Serbisë para bashkësisë ndërkombëtare, ku ajo e sulmon një shtet të ri… me pësu një debakël të tillë është turp për Serbinë. Sigurisht i ka konsekuencat e veta. D.m.th. ne po kërkojmë që ajo të sanksionohet, mirë do të ishte, por nuk e besoj që kjo do të ndodhë”, ka thënë Spahiu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika