Spahiu: Tani kemi armiqësi mes partive, jo rivalitet politik – zgjidhja janë zgjedhjet

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, e ka quajtur si një papjekuri politike nga të dyja anët – pozitë dhe opozitë, bllokadën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Kjo është për keqardhje do të thosha, madje do ta quaja edhe papjekuri politike të subjekteve tona politike, të të dy krahëve. Kjo që po ndodh nuk shihet me sy të mirë as nga faktori ndërkombëtar”, ka deklaruar Spahiu në emisionin FIVE.

Sipas tij, pasojat e kësaj krize tashmë janë duke u ndjerë edhe brenda vendit, ndërsa bllokada e vazhdueshme po e pengon ecjen përpara të shtetit.

“Nuk do të ketë ecje përpara përderisa kemi këto skena që ripërsëriten pa ndonjë rezultat. Shpresoj që në fund të gjendet një zgjidhje, dhe për mendimin tim kjo zgjidhje është përsëritja e zgjedhjeve, ndoshta bashkë me ato lokale që mbahen sivjet”, ka thënë ai.

Spahiu ka thënë se paritë politike në vend tashmë kanë kaluar nga rivaliteti drejt një armiqësie.

“Partitë tona politike, opozitë dhe pozitë, kanë kaluar në një fushë të armiqësimit dhe jo të rivalitetit politik. Tani kemi armiq që madje edhe e fyejnë njëri-tjetrin”, është shprehur ai.

Megjithatë, ai ka potencuar se edhe në rast se vendi shkon në zgjedhje, ato nuk do ta zgjidhin automatikisht problemin politik, por mund të ndihmojnë në riformësimin e skenës politike.

“Besoj se në zgjedhjet e ardhshme faktori ndërkombëtar do të aktivizohet në këtë aspekt”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika