SPAK forcon lidhjet me SHBA-në, Braho takime me FBI dhe DEA

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho, ka zhvilluar këtë të hënë një sërë takimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë, FBI-së dhe DEA-s.

Braho ishte i shoqëruar nga drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara, si dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko.

Në një njoftim në rrjetet sociale, SPAK bëri të ditur se gjatë këtyre takimeve u diskutua forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.

Sipas njoftimit, delegacioni i SPAK u prit nga Zëvendës Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe përfaqësues të OPDAT, ndërsa takimet u zhvilluan edhe me ICITAP, FBI dhe DEA, me fokus rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit në përballjen me krimin dhe korrupsionin.

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika