Spalletti sqaron minutazhin e ulët të Zhegrovës: Duhet të rikthehet në formë

Trajneri Luciano Spalletti ka folur pas derbit ndaj Napolit, duke shpjeguar arsyen pse sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, po aktivizohet më pak kohët e fundit.

Zhegrova u fut në lojë në minutën e 82-të dhe pati rast ideal për të barazuar rezultatin në kohën shtesë, por goditja e tij doli e lehtë për portierin rival.

Spalletti tha se minutazhi i kufizuar i yllit kosovar lidhet me gjendjen fizike të tij.

“Nuk ka asnjë problem personal. Edoni po rikuperohet nga një lëndim i gjatë. Ai është lojtar që bën diferencën në 15 metrat e fundit, por këtë javë madje u desh ta nxjerrnim nga stërvitja sepse ndjeu pak dhimbje, herë pas here i rikthehet një shqetësim”, u shpreh trajneri.

Sipas tij, Zhegrova ka ende nevojë për kohë për t’u rikthyer në formën optimale.

“Do të doja ta përdorja më shumë, por duhet të jetë plotësisht gati”.

Ndërkohë, Napoli e fitoi derbin italian ndaj Juventusit me rezultat 2:1, ku Amir Rrahmani regjistroi një tjetër paraqitje të fortë. Napoli kryeson Serie A me 31 pikë, ndërsa Juventus renditet në vendin e shtatë me 23 pikë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika