Spanja dhe Franca me marrëveshje të re për ndërtimin e tubacionit nënujor të gazit

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri portugez, António Costa kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e një tubacioni gazi nënujor, duke anuluar një projekt tjerë i cili kishte mbetur pezull për shumë kohë

Pedro Sanchez, Emmanuel Macron dhe Antonio Costa

Spanja dhe Franca kanë arritur një marrëveshje të re, për të ndërtuar një tubacion gazi nënujor nga Barcelona në Marsejë, duke anuluar një projekt tubacioni të ngecur prej kohësh që do të lidhte vendet përmes Pirenejve.

Marrëveshja është bërë e ditur të enjten e 20 tetorit nga kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri portugez, António Costa, përpara një samiti të BE-së në Bruksel, ku tema kryesore ka qenë kriza energjetike.

“Ky është një lajm shumë i mirë për Evropën. Ky solidaritet është koherent me tranzicionin tonë të gjelbër. Objektivi është të lidhemi më mirë me pjesën tjetër të kontinentit për Spanjën dhe Portugalinë”, ka thënë Macron.

Marrëveshja do të thotë se projekti MidCat është braktisur zyrtarisht, kanë theksuar drejtuesit, raporton euronews.

Tubacioni 226 kilometra i gjatë duhej të lidhte rrjetin e gazit të Spanjës me atë të Francës, duke kaluar përmes Pirenejve, nga Hostalric, në Katalonjë, në Barbaira, në Francën Jugore.

MidCat kishte ngecur që nga viti 2019, kur një raport i pavarur hodhi dyshime mbi çmimin dhe përfitimin e tubacionit. Por lufta në Ukrainë dhe kriza pasuese e energjisë injektuan një vrull të ri dhe nxitën thirrjet nga Madridi dhe Lisbona për të përfunduar projektin.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika