Spanja kampione e Evropës për herë të katërt
Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me rezultat 2:1 ndaj Anglisë. Spanjollët dhe anglezët u ballafaquan në Olympiastadion për të fituar kupën e Kampionatit Evropian, me ç’rast triumfoi Spanja. Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa […]
Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024.
Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me rezultat 2:1 ndaj Anglisë.
Spanjollët dhe anglezët u ballafaquan në Olympiastadion për të fituar kupën e Kampionatit Evropian, me ç’rast triumfoi Spanja.
Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa pjesa e dytë filloi me gol nga spanjollët, u shënua në minutën e 48-të, që u asistua nga Lamine Yamal dhe u shënua nga Nico Williams.
Teksa në minutën e 73-të Anglia barazoi rezultatin 1:1 me Spanjën, gola u shënua nga Cole Palmer.
Por, spanjollët kaluan prap në epërsi kur Oyarzabal shënoi pas një pasimi nga Cucurella.















