Spanja kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024
Kampionati Evropian “Gjermani 2024” ka arritur në fazën e gjysmëfinaleve, me ndeshjen e së martës që përcakton finalistin në mes të Spanjës dhe Francës në Allianz Arena të Mynihut. Sot (e martë) dhe nesër e mërkurë janë planifikuar ndeshjet gjysmëfinale, dhe nga ora 21:00 e mbrëmjes së sotme do të kemi mundësinë të ndjekim përballjen […]
Kampionati Evropian “Gjermani 2024” ka arritur në fazën e gjysmëfinaleve, me ndeshjen e së martës që përcakton finalistin në mes të Spanjës dhe Francës në Allianz Arena të Mynihut.
Sot (e martë) dhe nesër e mërkurë janë planifikuar ndeshjet gjysmëfinale, dhe nga ora 21:00 e mbrëmjes së sotme do të kemi mundësinë të ndjekim përballjen në mes të Spanjës dhe Francës.
Spanja, e prekur nga lëndime dhe pezullime të rëndësishme lojtarësh si Dani Carvajal dhe Pedri, do të përballen me një Francë të motivuar për të arritur në finalen e madhe.
Megjithatë, skuadra spanjolle ka më së shumti gola, pasi një lojtar francez nuk ka shënuar nga loja e hapur në Euro 2024.
Francezët kanë shënuar vetëm përmes dy autogolave dhe penalltisë nga Mbappé. Spanja ka shënuar 11 herë.
Ndërkohë, Kylian Mbappe dhe skuadra e tij, megjithëse nuk kanë treguar formën më të mirë deri tani, mbeten një forcë e rrezikshme për skuadrën spanjolle.
Spanja, e cila po ndjek titullin rekord të katërt të Kampionatit Evropian, ka qenë perfekte në Gjermani. Ishte e vetmja skuadër që fitoi të gjitha ndeshjet e saj në grup, ndërsa Franca mori vetëm barazime kundër Polonisë dhe Holandës pas një fitoreje të ngushtë ndaj Austrisë.
Me 66 mijë tifozë pritet një spektakël emocionues i futbollit evropian.
Fituesi do të luajë me Anglinë ose Holandën në finale të dielën në Berlin. Gjysmëfinalja e tyre është të mërkurën.















