Spanja në finale, mposht Francën

Spanja, finalistja e parë e Euro 2024 – eliminon Francën me rezultat 2:1

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale.

Në pjesën e dytë të ndeshjes nuk u shënua asnjë golë pavarësisht dinamikës së lartë të lojës mes spanjollëve dhe francezëve.

Ishin golat e pjesës së parë ato që përcaktuan fituesin e këtij ballafaqimi.

Spanja në epërsi ndaj Francës në pjesën e parë

Spanja ka arritur të përmbyllë pjesën e parë të ndeshjes me Francën me një epërsi prej 2:1.

Pavarësisht se Franca shënoi golin e parë ndaj Spanjës, spanjollët arritën të barazojnë vetëm pak minuta më pas. Në minutën e 25-të, spanjollët shënuan golin e epërsisë ndaj Francës, duke mbetur fitues të pjesës së parë të ndeshjes.

Spanja kalon në epërsi ndaj Francës
Spanja me golin e dytë ka arritur të dalë në epërsi ndaj Francës.
Për spanjollët ka shënuar Koundé në minutën e 25-të.
Spanja barazon rezultatin me Francën

Spanja ka barazuar rezultatin me Francën. Pak minuta pas avantazhit të francezëve, për spanjollët ka shënuar Yamal në minutën e 21-të.

Franca shënon gol ndaj Spanjës

Franca ka kaluar në epërsi ndaj Spanjës.

Kolo Muani pas një pasimi nga Mbappé ka realizuar golin e parë për ta dërguar Francën në epërsi në përballjen ndaj Spanjës.

Fillon përballja mes Spanjës dhe Francës

Dy ekipet kombëtare do të luajnë përballë njëra-tjetrës në kuadër të fazës gjysmëfinale të Euro 2024 me synimin e qartë – finalen e Berlinit.

Për të siguruar kalimin në gjysmëfinale Spanja arriti që të marrë një fitore dramatike në minutën e 120-të ndaj Gjermanisë, ndërsa Franca e mposhti Portugalinë pas ekzekutimit të penalltive.

Dy superfuqi përballen për një vend në finale, formacionet zyrtare: Spanjë – Francë

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Francës kanë publikuar formacionet zyrtare para duelit që do të nisë me fillim nga ora 21:00.

Dy ekipet kombëtare do të luajnë përballë njëra-tjetrës në kuadër të fazës gjysmëfinale të Euro 2024 me synimin e qartë – finalen e Berlinit.

Për të siguruar kalimin në gjysmëfinale, Spanja arriti që të marrë një fitore dramatike në minutën e 120-të ndaj Gjermanisë, ndërsa Franca e mposhti Portugalinë pas ekzekutimit të penalltive.

Befasi në formacionin e Francës është fakti që përzgjedhësi Didier Deschamps ka vendosur ta lërë në bankën rezervë Antoine Griezmann.

Te Spanja mungesa të theksuara mbeten ato të Dani Carvajal dhe Robin Le Normand që sot nuk do të luajnë shkaku i kartonëve.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Simon; Cucurella, Laporte, Nacho, Navas; Rodri, Fabian; Williams, Olmo, Yamal; Morata.

Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni, Rabiot; Dembele, Kolo Muani, Mbappe./Telegrafi.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika