Spanja nuk ndërron qëndrim për njohjen e Kosovës, mirëpret marrëveshjen e fundit me Serbinë

Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës, kanë thënë se ende e ruajnë pozicionin për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, të cilën e kanë cilësuar si të një anshme

Flamuri i Kosovës dhe i Spanjës

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008.

Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës, kanë thënë se ende e ruajnë pozicionin për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, të cilën e kanë cilësuar si të një anshme.

“Spanja ruan pozicionin e saj si mosnjohëse e deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në 2008 dhe mbështet fuqimisht një zgjidhje të pranueshme reciprokisht në kuadrin e Dialogut të Lehtësuar nga BE”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së të Spanjës.

Në përgjigjen e tyre po ashtu thuhet se Spanja e mbështet marrëveshjen e Ohrit, të propozuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tyre, zbatimi i marrëveshjeve krahas atyre të mëparshme është thelbësor.

“Në këtë drejtim, Spanja mirëpret marrëveshjet e fundit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe njeh dhe mbështet përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Borrell dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak. Zbatimi i këtyre marrëveshjeve, krahas marrëveshjeve të mëparshme, tashmë është thelbësor, pasi kjo është një mundësi që nuk duhet humbur”, ka thënë ai.

Përpos Spanjës, shtetësinë e Kosovës, nuk e kanë njohur, Qipro, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, të cilat bëjnë pjesë në BE.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika