Qeveria spanjolle ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Ishujt Balearik për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve që po mbërrijnë në këtë arkipelag, raportuan sot mediat spanjolle.

Sipas La Razón, ndonëse në pjesën tjetër të Spanjës është regjistruar një ulje e numrit të emigrantëve, ky nuk është rasti me Balearikët. Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se, ndërsa në mbarë vendin numri i mbërritjeve ra me 31% në vitin 2025 krahasuar me një vit më parë, në Ishujt Balearik ka pasur një rritje prej 70.9%.

Që nga fillimi i vitit, në Spanjë kanë mbërritur gjithsej 26,211 emigrantë, një shifër dukshëm më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, kur ishin regjistruar 37,970 mbërritje.

Ndërkohë, vetëm në Ishujt Balearik kanë mbërritur 5,645 emigrantë që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave zyrtare.