Spasovski: Kërcënimet me bomba vijnë nga Irani dhe Rusia

Maqedonia e Veriut që nga tetori i vitit të kaluar po përballet me alarme të përditshme për vendosje të bombave nëpër institucione të ndryshme, kryesisht në shkollat fillore dhe të mesme

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka njohuri se kërcënimet me bomba, përveç nga territori maqedonase, vijnë edhe nga jashtë vendit, përkatësisht nga Rusia dhe Irani, përmes Rrjetit Virtual Privat (VPN-Virtual Private Network), që është një mekanizëm për të siguruar lidhje të sigurt në internet.

“Ditët e fundit, sipas forenzikës së kryer në MPB, alarmet kalojnë përmes adresave VPN, por telefonatat fillestare janë nga Irani dhe Rusia. Është e rëndësishme të theksohet se ato adresa VPN janë paguar për përdorimin e kriptomonedhave, gjë që e ndërlikon më tej mundësinë e përcaktimit të autorit të saktë të këtij krimi. Tashmë në procedurë hetimore janë disa persona të cilët e kanë bërë këtë edhe nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai hetim është në fazë të avancuar dhe kur të vijë momenti do ta informojmë opinionin”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Maqedonia e Veriut që nga tetori i vitit të kaluar po përballet me alarme të përditshme për vendosje të bombave nëpër institucione të ndryshme, kryesisht në shkollat fillore dhe të mesme, shkruan REL.

Kjo ka bërë që të ketë ndërprerje të shumta të procesit mësimor, pasi alarmet me bomba marrin shumë kohë derisa ekipet kundër terrorit pranë MPB-së të konstatojnë nëse kërcënimet janë të vërteta.

“Kemi punuar me përkushtim gjatë gjithë periudhës së kaluar, sepse për ne siguria dhe qetësia e qytetarëve janë në radhë të parë”, deklaroi Spasovski.

Në objektet shkollore, të premten, më 3 mars, kishte kontrolle dhe prani të policisë, pas çka nuk është regjistruar asnjë alarm për bomba.

Kjo sipas MPB-së është pjesë e masave të reja që tashmë kanë hyrë në fuqi, por ky institucion nuk ka sqaruar nëse drejtuesit e shkollave dhe të institucioneve tjera janë udhëzuar të çaktivizojnë postat elektronike, përmes të cilave edhe janë dërguar kërcënimet.

Paraprakisht, Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka rekomanduar që gjatë ditëve që ka paralajmërime për vendosjen e bombave, mësimi të mbahet në distancë me qëllim që nxënësit të mos humbin orët mësimore.

Gjatë javës së kaluar, vetëm brenda një dite të vetme, forcat e policisë në Shkup kanë evakuuar personelin dhe nxënësit nga 14 shkolla për shkak të alarmeve që kishin marrë përmes postës elektronike për vendosjen të bombave.

Alarmet për vendosjen e bombave, drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut i kanë cilësuar si “sulme terroriste hibride” që vijnë nga jashtë.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika