Specialistët e FSK-së bëjnë trajnime të kërkim-shpëtimit në kushte të vështira dimërore

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se specializantët e FSK-së kanë vazhduar me trajnimet e kërkim-shpëtimit në kushte të vështira dimërore

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se kanë vazhduar me trajnimet e specializantëve të FSK-së në kërkim-shpëtim në kushte të vështira dimërore.

“Vazhdojmë me trajnimet e specialistëve tanë në kërkim-shpëtim në kushte të vështira dimërore”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj njofton se temat e trajnimit të realizuar nga specialistët ishin teknikat e kërkim- shpëtimit malor në kushte dimërore si ato bazë të skijimit, kërkimit në ortekë bore, qasja te personat e ngecur në orteqe dhe teleferik, bartja e tyre me barelën e posaçme për borë, si dhe pajisjet specialistike për evakuim.

“Vazhdojmë me trajnimet e specialistëve tanë në kërkim- shpëtim në kushte të vështira dimërore. Teknikat e kërkim- shpëtimit malor në kushte dimërore si ato bazë të skijimit, kërkimit në ortekë bore, qasja tek personat e ngecur në orteqe dhe teleferik, bartja e tyre me barelën e posaçme për borë, si dhe pajisjet specialistike për evakuim, ishin temat e trajnimit të realizuar nga specialistët tanë. Vazhdojmë me sukseset e radhës!”, ka shkruar Mehaj.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika