Specialja cakton 16 korrikun për aktgjykimin e Pjetër Shalës

Në datën 16 korrik 2024, Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë do të mbajë aktgjykimin për lëndën e Pjetër Shalës

Pjetër Shala

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, këtë të martë, ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit për lëndën e Pjetër Shalës.

Sipas njoftimit, aktgjykimi është paraparë të mbahet më 16 korrik 2024 në ora 14:00.

“Sot, më 9 korrik 2024, Trupi Gjykues i caktoi mbajtjen e seancës së shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen gjyqësore Pjetër Shala për 16 korrik 2024 në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Për më shumë klikoni këtu për të parë planin e plotë të procesit.

Ndryshe, më 23 maj ishte bërë e ditur se Pjeter Shalës i ishte vazhduar paraburgimi.

Më 17 maj, gjykata konkludoi se ende ekziston rreziku që Shala të pengojë mbarëvajtjen e procedurës ose të kryejë vepra të tjera penale.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Me përmbajtje të redaktuar për publikun, Pjetër Shala e thotë fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj tij

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika