Specialja, me gjithë kritikat për zvarritje e shtoi numrin e rasteve gjatë 2023
Është dita kur nisi një proces i rëndësishëm për historinë e Kosovës. Prandaj, Haga, në 3 prillin e vitit 2023 u mbushë me shqiptarë. Të gjithë erdhën këtu, për t’u dal në përkrahje katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Gjykimi kundër tyre, nisi pas mbi tre vitesh qëndrimi […]
Është dita kur nisi një proces i rëndësishëm për historinë e Kosovës. Prandaj, Haga, në 3 prillin e vitit 2023 u mbushë me shqiptarë.
Të gjithë erdhën këtu, për t’u dal në përkrahje katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Gjykimi kundër tyre, nisi pas mbi tre vitesh qëndrimi në paraburgim.
Kjo koh e kaluar rreth dy mij kilometra larg familjes, Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, nuk ua ndryshoi atyre deklarimin rreth akuzave t zyrës s Prokurorit t Specializuar.
Hashim Thaçi – “Deklarohem i pafajshëm”, Kadri Veseli – “Deklarohem i pafajshëm”, Jakup Krasniqi – “Deklarohem i pafajshëm” dhe Rexhep Selimi – “Deklarohem i pafajshëm”.
Përderisa nisjes së gjykimit iu deshën mbi tre vite, përfundimi i tij duket i largët.
Vetëm Zyra e Prokurorit ka kërkuar dëgjimin e mbi 300 dëshmitarëve.
“… Unë zakonisht e bëjë krahasimin me Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës dhe duke u bazuar në atë që ka ndodhur atje, besoj se do të vazhdohet me dëgjimin e pothuajse të gjithë dëshmitarëve. Dhe kështu shihet se do të ketë një zvarritje”, ka thënë Gjylbehare Murati – Profesoreshë në Fakultetin Juridik.
Profesoresha në fakultetin juridik dhe hulumtuesja Gjylbehare Murati, ka vërejtur disa mangësi në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së.
“… Gjykata në njëfar mënyre mundohet me e arsyetu këtë ngecje, këtë mostransparencë karshi publikut për shkak të ruajtjes së privatësisë së dëshmtiarëve, mirëpo në anën tjetër bie ndesh me interesin publik tek transparenca e një gjykimi të hapur dhe transparent…”, ka shtuar Gjylbehare Murati – Profesoreshë në Fakultetin Juridik.
Seancat e mbyllura, u kanë shkaktuar probleme edhe monitoruesve.
Bekim Blakaj që drejton zyrën e Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, punon prej më shumë se dy dekadash në dokumentimin e krimeve që ndodhën në ish-Jugosllavi, dhe tregon se kurrë më parë nuk ka ndodhur të ketë më shumë seanca private, se tash në Speciale.
“… Më pak se 10 përqind e dëshmitarëve kanë qenë dëshmitarë të mbyllur në cilindo prej proceseve gjyqësore para Tribunalit të Hagës. Ndërsa këtu, në procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve, por edhe në procesin paraprak kundër Salih Mustafës, shumica, ndoshta mbi 70 përqind e seancave dëgjimore të dëshmitarëve të prokurorisë kanë qenë të mbyllura”, ka theksuar Bekim Blakaj – FDH.
Megjithatë, pjesa e dëgjimit të dëshmitarëve, Blakaj thekson se po shkon më mirë se pritshmëritë e tij.
“Për të qenë i sinqertë unë kam pritë që ndoshta edhe më ngadalë të zhvillohet ky proces. Pra është zhvillu sipas planit që është bërë”, ka përfunduar Bekim Blakaj – FDH.
Përgjatë vitit, në këtë proces gjyqësor kishte shumë zhvillime.
Në fillim të dhjetorit, Trupi Gjykues vendosi disa kufizime në lidhje me vizitat që u bëhen në Qendrën e Paraburgimit, ish-krerëve të UÇK-së, nën pretendimet e ZPS-së se kishte pasur zbulim të identitetit të dëshmitarëve e tentimet për ndërhyrje në dëshminë e tyre.
Një ndër zhvillimet më të rëndësishme të gjithë vitit, ishte dënimi i Salih Mustafës nga gjykata e Apelit me 22 vite burgim.
Ndonëse Mustafa, që nga fillimi nuk e ka pranuar fajësinë, Apeli vendosi që t’ia heq atij vetëm katër vite nga dënimi i shqiptuar në shkallë të parë, ndërsa i mbetet në dispozicion edhe dy shkallë të tjera që veprojnë brenda speciales.
Në Speciale po vazhdon gjithashtu, gjykimi kundër Pjetër Shalës. Në këtë rast, ka nisur dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes.
Në Hagë kanë nisur edhe katër procese të reja gjyqësore, të cilat ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Me këto akuza, rëndohen Ismet Bahtijari, Sabit Januzi, Isni Kilaj e Haxhi Shala, që u transferuan në Hagë së voni. Të gjithë, i kanë mohuar akuzat që u janë ngarkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.















