Seanca ku po dëshmon ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, në Hagë është mbyllur për publikun me vendin të gjyqtari Charls Smith.

Gjyqtari Smith njoftoi se Buja është i detyruar të japë dëshmi, duke theksuar se dëshmia është e rëndësishme për çështjen.

Ai e paralajmëroi se në rast të refuzimit për të dëshmuar, mund të ndërmerren masa ligjore kundër tij, përfshirë edhe gjobitjen.

“Ky dëshmitar është i rëndësishëm dhe andaj e detyron dëshmitarin që të jap dëshmi në këtë çështje. Përgjigjet në bazë të rregullës 151…, e garanton që dëshmia që do të jap dhe përgjigjet që do të jepen në dhomë të mbyllur dhe nuk do ti nxjerrën publikut të Kosovës e asnjë pale të tjetër.

Mospranimi për të dhënë dëshmi mund të çojë në marrje masash dhe gjobë”, ka thënë Smith.

Ky vendim i gjykatës erdhi pasi Buja që në fillim të seancës mori fjalën duke thënë se e kishte statusin e të dyshuarit në këtë rast si dhe e ka të drejtën ligjore që të hesht për ta mosinkriminuar vetën.

Smith ua dha garancinë e mosinkriminimit nga ajo që do të thonë në Hagë.

“Para se të gjithash gjykata do të iu jap këtë paralajmërim. Meqenëse se dyshoni se jeni ende i dyshuar, ju e keni të qartë se përpara se të gjithash ju mund të bëni kërkesë për përfundimin e hetimeve dhe sipas të cilave nuk do të jeni më i dyshuar. E dyta, ju jeni ftuar për të dhënë dëshmi dhe jeni i detyruar të jepni dëshminë, jeni të detyruar ta thoni të vërtetën dhe në qoftë se mendoni se mund ta inkriminoni vetën, atëherë e keni avokatin afër dhe ai mund të iu udhëzoj de ndihmojë me këshilla juridike, siç ndodhi”, ka shtuar Smith.