Specialja njofton se Hysni Gucati ishte në vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se për arsye humanitare bindëse, paneli i Apelit ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje të Hysni Gucatit në Kosovë, më datë 3 korrik, për të takuar familjen e ngushtë

Hysni Gucati

Në njoftimin e dhomave të Specializuara të Kosovës thuhet se Gucati ishte në paraburgim të Dhomave të Specializuara të Kosovës, sipas këtij njoftimi, EULEX dhe Policia e Kosovës e kanë mbështetur DHSK-në. Gucati është kthyer në Hagë më 3 korrik në mbrëmje dhe ka mbërritur në objektin e paraburgimit të DHSK-së.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u shpallën fajtorë më 18 maj të cilët u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 eurosh.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Poashtu në njoftim shkruhet se “Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale,” raporton Betimi për Drejtësi.

Një tjetër ngarkesë i’u është bërë Gucatit dhe Haradinajt si pasojë e bërjes së komenteve nënçmuese kunër dëshmitarëve  të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika