Specialja pranon edhe 84 viktima në rastin Thaçi dhe të tjerët

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka nxjerrë vendimin e pestë për pjesëmarrjen e viktimave në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka publikuar vendimin e pestë ku thuhet se ka pranuar 84 aplikantë të rinj në procedurë si viktima pjesëmarrëse në rastin e ish liderit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas vendimit, të njëjtit(84 aplikantët) do të përfshihen në grupin ekzistues të viktimave, (Grupi 1 me 53 viktima pjesëmarrëse të pranuara më parë) dhe do të përfaqësohen nga i njëjti avokat për viktimat.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të viktimave pjesëmarrëse në këtë rast në 137.

Ndërsa deri më tani janë refuzuar 86 kërkesa tjera.

Trupi gjykues, me rekomandim të mbrojtjes dhe me pajtim të prokurorisë, ka marrë vendim që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të filloj më 4 prill.

Nga ana tjetër avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dorëzuar një njoftim në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, tek Avokati i Viktimave dhe tek Trupi Gjykues lidhur me procesin e gjykimit.

Keohe ka bërë me dije se synon të ngre të ashtuquajturën “mbrojtjen e vetëmbrojtjes”.

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe

“Z.Hashim Thaçi njofton Prokurorinë Speciale, Avokatin e Viktimave dhe Trupin Gjykues se synon të ngrejë mbrojtjen e vetëmbrojtjes. Gjatë gjithë kohës që lidhet me periudhën e aktakuzës, z.Thaçi ndërmori veprime si kundërpërgjigje ndaj përdorimit të menjëhershëm dhe të paligjshëm të forcës nga forcat e lidhura me Republikën Federale të Jugosllavisë dhe Republikën e Serbisë (“Forcat Serbe”); dhe (2) në mbrojtje të personave dhe pronës së mbrojtur, duke përfshirë popullatën civile të Kosovës. Veprimet e z.Thaçi ishin në përpjesëtim me shkallën e rrezikut të forcave serbe”, thuhet në parashtresën e avokatit të Thaçit.

Keohe ka treguar edhe se çka përfshinë vetëmbrojtja në këtë rast si dhe çfarë efekti juridik ka ajo.

“Efekti juridik i vetëmbrojtjes është përjashtimi i përgjegjësisë penale të z.Thaçi për krimet e pretenduara në aktakuzë, duke përfshirë (por pa u kufizuar në) pretendimet lidhur me ndalimin e paligjshëm në Pikën 3;4, pretendimet e përfshira në paragrafin 12 të Dokumentit të procedurës paraprake (i redaktuar) i Prokurorisë dhe pretendimet lidhur me një qëllim të supozuar të përbashkët kriminal të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (“NPK”), dhe për veprimet e ndërmarra nga të tjerët në vetëmbrojtje për të cilat Prokuroria e akuzon z.Thaçi, me përgjegjësi penale si ndihmës, si epror ose nëpërmjet NPK III. Z.Thaçi kërkon një aktgjykim lirues për të gjitha pikat e aktakuzës si rezultat i thirrjes së tij në mbrojtjen e vetëmbrojtjes”, thuhet në parashtresën e avokatit.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika