Gjykata Speciale në Hagë ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka arritur të dëshmojë ekzistencën e një sulmi të përhapur ndaj popullatës civile, si një nga kushtet për konstatimin e krimeve kundër njerëzimit.
Gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ka deklaruar se ky element i akuzës nuk është vërtetuar nga prokuroria.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë Smith.
