Specialja: Redaktimet në aktakuza mund të largohen kur pushon arsyeja
Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë sqaruar publikimin e emrave të viktimave në rastin ku të akuzuar janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në një konferencë për media, zëdhënësi i këtij institucioni, Michael Doyle ka thënë se Prokurori ka vendosur ta paraqes një version të ndryshuar të aktakuzës. “Sipas Ligjit, të […]
Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë sqaruar publikimin e emrave të viktimave në rastin ku të akuzuar janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në një konferencë për media, zëdhënësi i këtij institucioni, Michael Doyle ka thënë se Prokurori ka vendosur ta paraqes një version të ndryshuar të aktakuzës.
“Sipas Ligjit, të akuzuarit kanë të drejtë në proces të drejtë dhe seanca publike. Bazuar në këtë princip, aktakuzat e konfirmuara janë publike por mund të ketë redaktime kur është e nevojshme, për shembull për mbrojtjen e dëshmitarëve. Në linjë të principit të publicitetit, parashtresat konfidenciale, përfshirë aktakuzat e redaktuara, rishikohen rregullisht dhe redaktimet mund të largohen, pas një rishikim të kujdesshëm të rasteve një nga një dhe kur më nuk ekzistojnë arsye për këto redaktime”, ka thënë ai.















