Specialja: S’ka kërkesë e vendim për Thaçin që të jetë në varrimin e babait

Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar se nuk ka asnjë kërkesë publike ose vendim nga ndonjë gjyqtar për lirimin e mundshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij në Burojë të Skenderajt.

Sipas Dhomave të Specializuara, të gjitha dokumentet publike, përfshirë parashtrimet nga mbrojtja dhe vendimet e gjykatësve, janë të disponueshme në faqen zyrtare të Gjykatës. Ata theksuan se aktualisht nuk ka asnjë kërkesë ose vendim lidhur me këtë çështje.

“Të gjitha dokumentet publike, përfshirë parashtrimet prej Mbrojtjes si dhe vendimet e gjykatësve, janë të publikuara në faqen e internetit të DHSK-së. Aktualisht, nuk ka asnjë kërkesë apo vendim publik lidhur me këtë çështje. Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave në paraburgim që të bëjnë kërkesa tek gjykatësit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Deri më tani, DHSK-ja ka menaxhuar 13 vizita nën mbikëqyrje në Kosovë për të paraburgosurit”, kanë thënë për RTK nga DhSK.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika