Viti i Ri 2023 u prit me një spektakël fishekzjarrësh në qiellin shqiptar. Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me atmosferë festive në të gjithë Shqipërinë.

Qytetarët festuan në shtëpi, dolën në sheshe me shoqërinë. Ky është Vitin i Ri i parë pa kufizime për COVID-19 që kur filloi pandemia.

Në një video të publikuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, shihet sheshi “Skënderbej” në Tiranë më një pamje spektakolare.

Gjithashtu edhe në Shqipëri është shënuar lindja e parë në në vitin 2023 dhe ashtu si në Kosovë fëmija i parë i këtij viti është vajzë.