Spektakël i “gjelbër” në Gjakovë – Trepça në parket, “Torcida” në tribuna

Spektakli nisi me këngën e Ilir Shaqirit ‘Yjet e Gjakovës’.

Palestra ‘Shani Nushi’ ushtonte nga brohoritmat e Torcidës dhe Plisave.

Në fund – me trofeun e Kupës së Kosovës për herë të tretë rresht u kurorëzua Trepça.

Fitorja në finale ndaj Prishtinës, me rezultat 71:69, u përjetua me shumë gëzim e emocione të veçanta.

Në mesin e shumë tifozëve ato i përshkroi Drilon Hajrizi.

“Faleminderit shumë prej të gjithë përkrahësve që kanë ardhur prej Mitrovicës. Me të vërtetë po ndihem shumë mirë që kemi arritur t’i shpërblejmë këta njerëz që e kanë bërë gjithë këtë rrugë për neve,” tha ai.

Shumë falënderime për suksesin e Trepçës pati presidenti, Vullnet Sefaja.

“Së pari dua të falënderoj Gjakovën, nikoqirin, Kb Vëllaznimin, për këtë pritje shumë të mirë dhe organizimin shumë të mirë. E dyta kisha pasur dëshirë t’i falënderoj krejt qytetarët e Mitrovicës, e kisha falënderu edhe Torcidën, nuk na ka lënë vetëm në asnjë minutë. Kisha dashur ta shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe stafin teknik me në krye trajnerin, Adis Beciragic,” tha Sefaja.

E drejtori sportiv Izet Tahiri s’kishte dyshime se kush është tifozëria më e mirë në Kosovë.

“Torcida është tifogrupi i parë mbarëkombëtar, i cili është themeluar në vitin 1984. Ata janë, kanë qenë dhe do të mbesin numër një për tifozëri në Kosovë,” tha Tahiri.

Për mikrofonin e Dukagjinit folën edhe disa tifozë.

Festa e ‘Xehetarëve’ vazhdoi edhe në qytetin e Mitrovicës deri në orët e vona.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika