Spektakli i garantuar: Hazrolli premton mbrëmje madhështore të boksit në Mynih

Gala mbrëmja e radhës e Hazrolli PROFI-BOX-GALA po afron.

Gjithçka është bërë gati për një spektakël të boksit, që do të zhvillohet në ‘BMW Park’ në Mynih më 20 prill.

Në konferencë për media, të mbajtur të mërkurën, organizatori Burim Hazrolli ka premtuar një mbrëmje madhështore boksi.

Sipas tij, secili duel është unik duke përballur emra të mëdhenj të boksit.

Në këtë event fantastik do të zhvillohen tetë meçe, duke përfshirë tre ndeshje për tituj ndërkombëtarë.

Organizuar nga Hazrolli Sport & Performance, eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në TV Dukagjini, të shtunën nga ora 21:00.

Teksa, në atë mbrëmje emisioni i rekordeve “Dueli Sportiv” vjen me një edicion special.

Për të filluar emocionin, një seri eventesh publike dhe për shtyp janë paraparë përpara eventit:

– Trajnim Publik në Qendrën tregtare Forum Schwanthalerhöhe më 18 prill 2024, duke filluar në orën 5:00 PM

– Pesha Zyrtare në Qendrën tregtare Forum Schwanthalerhöhe më 19 prill 2024, duke filluar në orën 1:00 PM

Biletat për galën e boksit në BMW Park në Mynih tani janë në dispozicion për blerje në www.eventim.de dhe në të gjitha zyrat kryesore të rezervimit të parakohshëm

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika