Spitali i Gjakovës reagon: CT-ja funksionale, lajmet për mosfunksionim janë të pavërteta

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka reaguar ndaj raportimeve në disa portale, duke i cilësuar lajmet për mosfunksionimin e aparatit të skanerit CT si të pavërteta.

Në një postim në Facebook, institucioni ka sqaruar se aparati është plotësisht funksional dhe të gjitha rastet po trajtohen normalisht.

“CT-ja është plotësisht funksionale dhe të gjitha rastet po punohen normalisht. Dje pajisja ka qenë vetëm në mirëmbajtje të rregullt teknike, siç ndodh çdo muaj ose sa herë që është e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Spitali ka shtuar se në rast të ndonjë defekti, ekziston një kompani kontraktuale që kujdeset menjëherë për servisimin e pajisjeve, duke garantuar vijimësi të shërbimeve.

“Nuk ka asnjë arsye për shqetësim — qytetarët e Gjakovës po marrin shërbimet diagnostike pa asnjë ndërprerje. Mos u bëni pre e dezinformatave dhe portaleve me qëllime të këqija”, përfundon reagimi i Spitalit të Gjakovës.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika