Spitali Italian i Syrit hap dyert tani edhe në Çagllavicë

Spitali Italian i Syrit ka hapur sot, më 1 dhjetor, pikën e tij të re në Çagllavicë, duke filluar punën nga ora 12:00.

Përfaqësues të spitalit kanë deklaruar për emisionin Reload në RTV Dukagjini se hapja e kësaj pike të re është një ndjenjë e mirë, pasi u mundëson të jenë edhe më afër pacientëve të tyre, duke u ofruar shërbime profesionale dhe me përkushtim.

Sipas tyre, ky investim përbën një shpresë të re për pacientët, të cilët do të mirëpriten me kujdes dhe profesionalizëm në ambientet e reja.

Me rastin e hapjes, spitali ka ofruar një zbritje prej 20% për 20 pacientët e parë që do të marrin trajtim. Pacientët janë të mirëseardhur që nga sot për të përfituar nga shërbimet e ndryshme, përfshirë edhe intervenimet mjekësore.

Për më shumë mund të ndiqni edhe storien në vijim.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika