Spiunazh në zemër të Aleancës: CIA zbulon kolonelin grek që shiti sekretet e NATO-s Kinës

Ushtria greke është përfshirë ditët e fundit nga një skandal i rëndë spiunazhi, pasi një kolonel i Forcave Ajrore është arrestuar nën dyshimin se i ka shitur Kinës informacione tejet sensitive të NATO-s.

Sipas autoriteteve greke, oficeri përballet me akuza shumë të rënda, të cilat në rast dënimi mund të çojnë deri në burgim të përjetshëm. Koloneli kishte përvojë të thelluar në sistemet elektronike sekrete dhe ishte gjithashtu vlerësues i rregullt i NATO-s, gjë që i kishte mundësuar qasje në të dhëna jashtëzakonisht të ndjeshme të Aleancës, të cilat dyshohet se përfunduan në duart e shërbimeve kineze.

Zbulimi i rastit erdhi pas informacioneve të para të dërguara nga CIA. Oficeri u mor në pyetje nga drejtues të Shërbimit Helenik të Inteligjencës (EYP), ku gjatë seancave hetimore ra në kundërthënie të shumta dhe përfundimisht pranoi përfshirjen e tij.

Sipas raportimeve të mediave greke, në muajin tetor CIA kishte paralajmëruar autoritetet në Athinë se një oficer ushtarak grek dyshohej për rrjedhje të informacionit të klasifikuar të NATO-s drejt Kinës. Pas këtij sinjali, EYP njoftoi Degën e 5-të të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare, përgjegjëse për kundërzbulimin, duke nisur një hetim të gjerë dhe të detajuar.

Hetimet çuan shpejt tek i dyshuari, pasi sipas autoriteteve vetëm koloneli në fjalë kishte qasje të drejtpërdrejtë në informacionet e komprometuara, për shkak të detyrës së tij si komandant i një njësie që operonte me radarë dhe sisteme elektronike të avancuara.

Gjatë hetimit u zbulua se ai përdorte dy telefona celularë, njëri prej të cilëve ishte sekret dhe dyshohet se i ishte siguruar nga pala kineze. Hetuesit arritën të identifikonin edhe sinjalet e koduara që dërgoheshin drejt Kinës.

Sipas ekspertëve të sigurisë, skenari më i mundshëm është se koloneli fotografonte dokumente konfidenciale dhe, përmes një programi të specializuar, i shndërronte ato në kode QR për t’i transmetuar pa rënë menjëherë në sy. Megjithatë, autoritetet theksojnë se në epokën e teknologjisë, edhe metodat më të sofistikuara lënë gjurmë.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika