Sportisti shqiptar me origjinë çeçene mund serbin dhe kalon në finale

Sportisti shqiptar, me origjinë çeçene, Zelimkhan Abakarov, ka kaluar në finale të Kupës së botës në mundje, pasi mposhti në gjysmëfinale serbin Stevan Miçiq

Zelimkhan Abakarov

Zelimkhan Abakarov, i cili ka prejardhje çeçene, por e përfaqëson Shqipërinë në sportin e mundjes e ka eliminuar nga gara serbin Stevan Miçiq, i cili ka medalje evropiane.

Shtetasi shqiptar, Abakarov, që nga fillimi e ka dominuar garën duke e garantuar kështu medaljen e argjendtë dhe i ka hapur vetes mundësi që të bëhet kampion bote.

“Mundësi kuqezi shkëlqeu në tapet teksa në gjysmëfinale mundi serbin Stevan Miçiç(medalist Olimpik) Abakarov arriti finalen dominoi ndeshjen, duke garantuar medaljen e argjendtë dhe të shtunën do të luftojë për t’u shpallur kampion Bote në mes të Serbisë. Arritje e madhe e mundësit kuqezi, i cili në finalen që zhvillohet nesër në orën 18:00 do të përballet me amerikanin Thomas Gilman”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSh).

Foto nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Ndërsa, Abakarov, të shtunën duke filluar nga ora 18:00, do të ndeshet për titullin e kampionit të botës kundër Thomas Gilman.

Abakarov është një mundës shqiptar me origjinë çeçene. Ai fitoi medaljen e artë në 65 kilogram stil i lirë për meshkuj në Lojërat Mesdhetare 2022 të mbajtura në Oran të Algjerisë.

Gjithashtu, ai ka fituar medaljen e argjendtë në veprimtarinë e tij në Lojërat e Solidaritetit Islamik 2021 të mbajtura në Konya, Turqi.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika