Sportistja ruse ndryshoi shtetësinë
Natela Dzalamidze, tenistja ruse e ka ndryshuar shtetësinë. Arsyeja pse Dzalamidze ka ndërruar shtetësinë është shmagia e ndalimit për të marrë pjesë në turneun e Wimbledonit. Sipas CNN, kërkesa e Dzalamidze për të marrë shtetësinë e Gjeorgjisë është miratuar nga zyrtarët e tenisit. Ndërrimi i shtetësissisë do t’i japë të drejtë sportistes të luajë në […]
Natela Dzalamidze, tenistja ruse e ka ndryshuar shtetësinë. Arsyeja pse Dzalamidze ka ndërruar shtetësinë është shmagia e ndalimit për të marrë pjesë në turneun e Wimbledonit.
Sipas CNN, kërkesa e Dzalamidze për të marrë shtetësinë e Gjeorgjisë është miratuar nga zyrtarët e tenisit.
Ndërrimi i shtetësissisë do t’i japë të drejtë sportistes të luajë në Wimbledon gjatë javës së ardhshme.

Gara “Wimbledon” fillon më 27 qershor, fillimisht tenistja ruse që bëri shtetësinë e Gjeorgjisë do të ketë partnere në lojë tenisten nga Serbia, Aleksandra Kruniq.
29-vjeçarja renditet e 43-ta në botë.















