Spotify blen një firmë që zbulon përmbajtje të dëmshme

Spotify që është një shërbim i transmetimit audio, ka blerë Kinzen, një firmë përmes të cilës, mund të identifikohen përmbajtjet e dëmshme për publikun dhe të klasifikohen ato





Shërbimi i transmetimit audio Spotify Technology SA, ka thënë të mërkurën se kishte blerë Kinzen, një firmë që e ka ndihmuar atë të identifikojë përmbajtje të dëmshme në platformë.

Blerja është pjesë e përpjekjeve të Spotify, për t’u marrë me përmbajtje të dëmshme në shërbimin e tij, pas një reagimi të ashpër në fillim të këtij viti mbi “The Joe Rogan Experience”, në të cilën podkasteri u akuzua për përhapjen e dezinformatave rreth COVID-19.

Firma me bazë në Dublin ka punuar me Spotify që nga viti 2020, duke u fokusuar fillimisht në integritetin e përmbajtjeve të lidhura me zgjedhjet në mbarë botën. Që atëherë, përgjegjësia e Kinzen është zgjeruar duke përfshirë shënjestrimin e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes.

“Kinzen ofron një kombinim mjetesh dhe ekspertize për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë përmbajtjen në platformën tonë dhe tendencat e reja të abuzimit,” ka thënë Sarah Hoyle, kreu i besimit dhe sigurisë së Spotify.

Ndërkaq, kushtet e marrëveshjes ende nuk janë zbuluar.

Vlen të theksohet se në fillim të këtij viti, Spotify ka thënë se do të ishte më transparent në mënyrën se si i përcakton përmbajtjet e pranueshme ose të papranueshme. Disa muaj më vonë, pikërisht në qershor, formuan Këshillin Këshillimor të Sigurisë për të informuar mbi përmbajtjet e dëmshme.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika