“S’pres ma ndryshe prej tij – do ta mundi” – Lumir Abdixhiku për Kurtin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe njëherit kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të fitoj kundrejt kryeministrit aktual Albin Kurti. Abdixhiku tha se qëllimin e ka të mposht Kurtin – e këtë thotë se do të bejë më 9 shkurt, kur mbahen zgjedhjet parlamentare. Abdixhiku thotë se idetë politike s’po […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe njëherit kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të fitoj kundrejt kryeministrit aktual Albin Kurti.
Abdixhiku tha se qëllimin e ka të mposht Kurtin – e këtë thotë se do të bejë më 9 shkurt, kur mbahen zgjedhjet parlamentare.
Abdixhiku thotë se idetë politike s’po mund t’i ballafaqojë me kundërshtarët politikë, duke thënë se Kurti është i zënë “në ofendime e pështyma”.
Por shton se nuk do t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë, duke thënë se nuk pret diçka ndryshe nga ai.
“Njëri është i zënë me ofendime e pështyma, atë lojë nuk e bëjë. Është shenjë e panikës”, ka deklaruar ai në “Pressing” të T7.
“Është ofendim i partisë më të vjetër shqiptare në rajon, partinë qe vet identifikohet me vet Republikën e Kosovës, edhe sado që mund të kesh kundërshti duhesh të kesh disa respekte njerëzorë për disa gjëra. Unë s’pres më ndryshe prej tij. Po e them qëllimin e kam ta mundu, dhe do të fitoj”, ka thënë Abdixhiku.















