Brahim Diaz me kontratë të re, mbetet në “Bernabeu” deri në vitin 2031
Brahim Diaz ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri më 30 qershor 2031, ka njoftuar zyrtarisht klubi madrilen. Reprezentuesi i Marokut kishte kontratë deri në fund të këtij stinori.
Diaz këtë edicion ka luajtur vetëm 258 minuta, gjatë të cilave ka regjistruar katër asistime.
Mesatarisht, ai realizon një asistim çdo 64.5 minuta, statistikë me të cilën është futbollisti më i mirë i Real Madridit.
Me 4 asistime, ai ndan vendin e parë mes futbollistëve të Real Madridit në Ligën e Kampionëve së bashku me Arda Güler.
Edhe pse kishte kaluar grupmoshat e reja të përfaqësueses së Spanjës dhe kishte regjistruar një paraqitje me ekipin e parë, në vitin 2024 vendosi ta përfaqësonte Marokun.
Me pesë gola, ai ishte golashënuesi më i mirë i Kupës së Kombeve të Afrikës, ndërsa në Kampionatin Botëror të këtij viti regjistroi katër asistime.
Diaz është në mesin e kandidatëve për çmimin e futbollistit më të mirë afrikan të vitit.















