Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës funksionon falë njerëzve që çdo ditë i shërbejnë këtij institucioni, duke theksuar se tashmë një përgjegjësi e re është kontributi në rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të privuar nga jeta, raporton KosovaPress.

Ndërsa kryeministri, Albin Kurti u shpreh se gjatë këtyre viteve shërbimet korrektuese të Kosovës kanë shënuar përparim të rëndësishëm në profesionalizimin e stafit.

Kurti tha se mbrojtja e të drejtave të të burgosurve apo të paraburgosurve nga SHKK është dëshmuar përmes vlerësimeve të ndryshme.

“Natyrisht që burgu nuk është i mirë, por është i domosdoshëm për ta mbrojtur shoqërinë. I burgosuri apo i paraburgosuri e humbet lirinë por asnjëherë të drejtën. Të cilët mbrohen e respektohen nga të gjithë ne bashkë dhe nga secili prej jush, pavarësisht nga funksioni që përfaqëson. Ky progresi i madh i shërbimit të Kosovës dhe Kosovës është dëshmuar edhe përmes vlerësimeve të çmuara”, tha Kurti.

Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla tha se SHKK ka dëshmuar profesionalizëm e integritet.

Drejtori i përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani shprehu mirënjohjen ndaj zyrtarëve korrektues dhe stafit civil.

Dibrani tregoi investimet e bëra në këtë institucion gjatë viteve të fundit, duke theksuar modernizimin e infrastrukturës, investimin në teknologji dhe avancimin e sistemit të sigurisë./KP