Dënohet me burgim me kusht Raheem Sterling
Ish-ylli i Manchester Cityt, Liverpoolit, Chelseat dhe përfaqësueses së Anglisë, Raheem Sterling është dënuar me burgim me kusht për drejtim të rrezikshëm të automjetit.
Futbollisti anglez, në muajin maj të këtij viti, shkaktoi një aksident trafiku teksa po drejtonte një Lamborghini Urus.
Gjatë vozitjes, ai kishte thithur oksid azoti, i njohur ndryshe si gazi i të qeshurit.
Gjykata në Basingstoke e dënoi me 12 muaj burgim me kusht, me një periudhë prove prej 18 muajsh.
Sterlingut iu ndalua gjithashtu drejtimi i automjeteve për dy vjet dhe iu shqiptua masa e kryerjes së 100 orëve punë në shërbim të komunitetit, pa pagesë.
Pas përfundimit të periudhës së ndalimit, ai do të duhet t'i nënshtrohet sërish provimit të patentë-shoferit.















