Rezoluta e parë lidhej me mungesën e barnave në institucionet shëndetësore, pas interpelancës së Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, e cila u mbajt ditë më parë.

Kujtojmë se interpelanca ishte thirrur pas vdekjes së një pacienteje me kancer të gjirit, së cilës i kishte munguar njëri nga barnat e nevojshme për trajtimin e saj.

Ndërkaq, nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme as rezoluta që buronte nga mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në sektorin e energjisë elektrike, përkatësisht me planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji.