Pak para nisjes së seancës, në objektin e gjykatës është vendosur edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë.

Seanca, e planifikuar për orën 13:00, do të mbahet pa praninë e mediave, në përputhje me vendimin e gjykatës që ajo të jetë e mbyllur për publikun.

Sylaj akuzohet për veprën penale “Kanosje” ndaj tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj.

Seanca fillestare ishte planifikuar të mbahej më 12 nëntor, por ishte shtyrë pas kërkesës së avokatit Besnik Berisha, përfaqësues i autorizuar i palës së dëmtuar, i cili kishte njoftuar se nuk mund të merrte pjesë.