Rama: Ky është 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar 28 Nëntorin, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke e lidhur mesazhin e tij me aspiratën e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Rama ka thënë se ky është 28 Nëntori më i afërt me Evropën e Bashkuar.
“MIRËMËNGJES, dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, ka shkruar Rama.















