Sipas njoftimit të spitalit, viktima, i lindur në vitin 1967, është sjellë në Emergjencën e spitalit rreth orës 12:50 nga ekipi i urgjencës nga Suhareka, pa shenja jete.

Gjatë ekzaminimit, mjekët kanë konstatuar disa plagë në trup, të shkaktuara nga arma e zjarrit.

AD PLACEHOLDER

Ekipi i emergjencës, kirurgu dhe anesteziologu kujdestar kanë ndërmarrë masat e nevojshme për reanimim kardiopulmonar, por përpjekjet kanë rezultuar pa sukses dhe është konstatuar vdekja e tij.

Siç bën të ditur Spitali për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka vazhduar me procedurat dhe veprimet e mëtejshme ligjore.