Më 25 nëntor, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, një datë që këtë vit po shoqërohet edhe me aktivitete të shumta artistike dhe kulturore.

Në Itali, institucione kulturore dhe hapësira publike po organizojnë instalacione artistike, ekspozita dhe performanca, përmes të cilave artistët synojnë të përcjellin mesazhe kundër dhunës dhe diskriminimit ndaj grave.

Ndër iniciativat e veçanta është instalacioni me këpucë të kuqe prej qeramike, një simbol që përdoret ndërkombëtarisht për të kujtuar viktimat e dhunës ndaj grave.

Përmes artit, këtyre aktiviteteve u jepet një dimension publik një prej çështjeve më të rëndësishme shoqërore.