Vdes një fëmijë dyvjeçar në Ferizaj, Policia nis hetimet
Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka vdekur të hënën në Ferizaj, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Emergjente.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 23 nëntor, rreth orës 18:20, në rrugën “Ramadan Rexhepi”.
Fëmija ishte dërguar në emergjencë nga familjarët, por më pas ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.















