Sqarim nga kompania Zhitia: Nuk ka të vdekur e të lënduar nga aksidenti i raportuar në Serbi
Është raportuar se ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pas përplasjes mes një autobusi nga Kosova dhe një veture. Kompania Zhitia Tours ka reaguar duke i cilësuar këto lajme si të pavërteta, por ka konfirmuar se ka pasur një aksident të njërit nga […]
Është raportuar se ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pas përplasjes mes një autobusi nga Kosova dhe një veture.
Kompania Zhitia Tours ka reaguar duke i cilësuar këto lajme si të pavërteta, por ka konfirmuar se ka pasur një aksident të njërit nga autobusët e saj.
Në njoftimin e kompanisë thuhet se një nga 15 autobusët që u nisën mbrëmë drejt Europës ka pasur vetëm një gërvishtje, pra një aksident të lehtë. “Pas 20 minutash, autobusi ka vazhduar rrugën drejt destinacionit të tij,” thuhet në reagim.
Kompania sqaron se autobusi në momentin e incidentit ka qenë i zbrazët, pa pasagjerë, dhe brenda kanë qenë vetëm dy shoferët.
“Për ata që publikojnë lajme të pavërteta, ju themi se jemi shumë të fortë dhe me spekulime nuk mund të na dëmtoni. Populli e di që Zhitia flet të vërtetën,” përfundon reagimi.
Ndersa Portali Dukagjini që nga orët e hershme të mengjesit ka kontaktuar vazhdimisht kompaninë në fjalë dhe MPJD-në për ndonjë konfirmim zyrtar por nuk kemi marrë përgjigje lidhur me aksidentin.





