Sri Lanka: Presidenti largohet nga vendi me avion ushtarak

Në mes të protestave masive për krizën ekonomike të ishullit, presidenti i Sri Lanka-s, Gotabaya Rajapaksa është arratisur me avion ushtarak, e në mungesë të tij president në detyrë është emëruar Ranil Wickremesinghe

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa

Presidenti Gotabaya Rajapaksa ka ikur në Maldives së bashku me gruan e tij dhe dy zyrtarë të sigurisë, kështu kanë bërë të ditur forcat ajrore të vendit.

Në mungesë të tij, ai ka emëruar kryeministrin Ranil Wickremesinghe si president në detyrë. Largimi i Rajapaksa i jep fund dinastisë familjare që ka dominuar politikën e Sri Lankës për dy dekadat e fundit.

Gjatë ditës së shtunë, kur protestuesit kishin hyrë në rezidencën e presidentit, ai thuhet që ka qenë i fshehur. Ndërsa, të mërkurën e 13 korrikut  Rajapaksa është zotuar të japë dorëheqje.

Sipas një informacioni të marrë nga BBC, Rajapaksa nuk do të qëndrojë në Maldive, por synon që të udhëtojë në një vend të tretë.

Zëdhënësi i kryeministrit të Sri Lankës ka bërë të ditur se, Wickremesinghe ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin, si dhe një shtetrrethim është vendosur në provincën perëndimore.

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë pranë kryeministrisë dhe parlamentit, por policia e shtetit ka hedhur gaz lotsjellës që të shpërndajë ata.

E largimi i presidentit Rajapaksa po shihet si mungesë përgjegjësie nga protestuesit.

“Nuk na pëlqen. Ne duam ta mbajmë atë. Ne duam paratë tona mbrapa! Dhe ne duam t’i vendosim të gjithë Rajapaksasit në një burg të hapur, ku ata mund të bëjnë punë në fermë,” është shprehur protestuesi.

Protestuesi gjatë fjalimit të tij

I gjithë faji për krizën ekonomike gjatë dy dekadave po hidhet tek administrata e presidentit Rajapaksa, ku për muaj të tërë banorët kanë pasur ndërprerje të përditshme të energjisë si dhe mungesa të gjërave bazë si karburanti, ushqimet dhe ilaçet.

Lideri i cili ka ikur jashtë vendit besohet që është larguar për të shmangur mundësinë e arrestimit nga administrata e re.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika