Sri Lanka: Ranil Wickeremesinghe zgjidhet president

Ranil Wickeremesinghe është zgjedhur presidenti i ri i vendit, pavarësisht se populli kanë kërkuar që edhe ky i fundit të largohet nga posti i kryeministrit

Presidenti i ri i Sri Lankës, Ranil Wickeremesinghe

Pas protestave masive që u zhvilluan në Sri Lankë, për shkak të krizës ekonomike që nga muaji mars, presidenti Gotabaya Rajapaksa u largua nga posti i presidentit, duke e lënë në dorë postin te kryeministri i vendit Ranil Wickeremesinghe.

Wickeremesinghe është zgjedhur presidenti i ri i vendit, pavarësisht se populli kanë kërkuar që edhe ky i fundit të largohet nga posti i kryeministrit.

Tashmë presidenti i vendit do të përballet me detyrën për të nxjerrë Sri Lankën nga kolapsi ekonomik dhe për të vendosur rend në publik pas shumë muajsh protestë.

Rivali i Wickeremesinghe ishte nga partia tjetër e Dullus Alahapperuma i cili e mundi me 134 vota pro dhe 82 kundër në votimin parlamentar gjatë ditës së mërkurë.

Edhe pse populli ka qenë kundër presidentit të ri, Wickeremesinghe prapë i ka kundërshtuar duke marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit, pasi Rajapaksa u largua nga vendi duke dhënë dorëheqje me email.

Përndryshe, Sri Lanka është duke u përballur me krizë financiare ku ka mungesë ushqimi, mungesë karburanti dhe mungesë të furnizimeve të tjera bazike.

Sa i përket postit të presidentit, Wickeremesinghe do të përpiqet që ta rivendosë stabilitetin politik në Sri Lankë, në mënyrë që vendi të fillojë negociatat të cilat janë bllokuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për paketën e shpëtimit.

Ndryshe, ish-presidenti i vendit Gotabaya Rajapaksa në mes të protestave masive për krizën ekonomike të ishullit, është arratisur me avion ushtarak për në Maldive dhe pastaj në Singapor ku nga aty ka dhënë edhe dorëheqjen me email pas zotimit që do të jepte dorëheqje.

Presidenti i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe ka thënë se administrata e mëparshme e vendit po “mbulonte fakte” në lidhje me krizën financiare, dhe se për të stabilizuar vendin do të duhet punë deri në vitin 2024.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika