Sri Lankë: Presidenti jep dorëheqje me email

Në mes të protestave masive për krizën ekonomike të ishullit, presidenti i Sri Lanka-s, Gotabaya Rajapaksa është arratisur së pari në Maldive e pastaj në Singapor. Rajapaksa ka paraqitur dorëheqjen e tij me një email të cilën i’a ka dërguar kryetares së parlamentit

Gotabaya Rajapaksa

Pas arratisjes në Singapor, presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ka paraqitur dorëheqjen e tij përmes një emaili drejtuar kryetares së parlamentit, Mahinda Yapa Abeyëardenena, kështu është bërë e ditur në njoftimin e zyrës së kryetarit.

Rajapaksa kishte shkuar në Maldive një ditë më parë mes protestave masive për krizën ekonomike të Shri Lankës, ndërsa gjatë ditës së enjte ai kishte ikur për në Singapor, në vazhdën e protestave antiqeveritare.

Kryetarja e parlamentit ka pranuar një email me dorëheqjen e Rajapaksa-s këtë e ka konfirmuar CNN, ku kryetarja e parlamentit, Abeyëardenena ka shtuar se një email I tillë ne vlerë nominale nuk mund të pranohet, transmeton Portali Dukagjini.

“Duhet të konstatohet ligjshmëria. Me verifikim janë duke u marrë autoritetet përkatëse” thuhet nga zyra. “Pasi të kemi konfirmimin zyrtar dhe të verifikohet ligjërisht, shpresojmë të bëjmë një deklaratë në lidhje me të nesër (e premte) në mëngjes”.

Sipas një burimi të rangut të lartë qeveritar, letra u dërgua me email pasi Rajapaksa mbërriti në Singapor. Në mënyrë anonime janë dhënë detaje që nuk janë ndarë publikisht nga zyrtarët.

Sipas zyrtarëve të Singaporit  Rajapaska ishte lejuar të hynte në vend për një “vizitë private”, por nuk kishte kërkuar dhe nuk i është dhënë azil.

“Konfirmohet se Rajapaksa-s i është lejuar hyrja në Singapor për një vizitë private. Ai nuk ka kërkuar azil dhe as nuk i është dhënë asnjë azil. Singapori në përgjithësi nuk pranon kërkesat për azil,” thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Singaporit. .

Parlamenti i Sri Lankës nuk do të mblidhet përsëri derisa Rajapaksa të dorëzojë zyrtarisht letrën e dorëheqjes së tij, ka bërë të ditur kryetarja e parlamentit, Abeyëardena.

Më parë, parlamenti pritej të fillonte procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të shtunën e 16-të korrikut, me synimin për të votuar për një udhëheqës të ri deri më 20 korrik.

Ky afat kohor tani është në pritje derisa Rajapaksa të largohet zyrtarisht nga posti i tij.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika