“Stabile, e qëndrueshme dhe funksionale” – publikohet raporti për stabilitetin e urës së Ibrit

Ura e Ibrit

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ka pranuar raportin për stabilitetin e urës së Ibrit dhe ka thënë se ka rezultuar që ura është “stabile, e qëndrueshme dhe funksionale”.

Durmishi ka theksuar se raporti konludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale, dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.

“Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale. Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale, dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, ka thënë Durmishi.

Ai ka thënë se ky raport është preliminar dhe se do të pritet edhe raporti final për të pasur rezultatet përfundimtare sa i përket aspektit teknik.

“Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika